Flash News

KRYESORE

Edhe Vlahutin kundër shembjes së teatrit: Qeveria të dëgjojë qytetarët për një zgjidhje

Edhe Vlahutin kundër shembjes së teatrit: Qeveria të

Ambasadorja në ikje e BE-së në vendin tonë, Romana Vlahutin ka folur për herë të parë sa i takon çështjes së Teatrit Kombëtar.

Në një takim në Fier, ajo i bëri thirrje qeverisë që të bëjë dëgjesa me qytetarët dhe të arrihet në një marrëveshje.

Vlahutin theksoi mes të tjerash se për këtë çështje ka marrë disa letra, ndërsa shtoi se pas një analize të thellë do të vijë edhe përgjigja nga BE.

“Kemi marre letra dhe kerkesa qenkane te bejme me kete çështje. Jemi duke bere nje analize te gjatë ligjore. Këshilla ime do te ishte. Degjoni qytetaret tuaj, flisni me qytetaret tuaj per te gjetur zgjidhje ne përfitim te atyre qytetareve. Pergjigja jone do te vij pas nje analize te thelle lidhur me ceshtjen e teatrit. Te diskutohet me qytetaret”, tha Vlahutin.

Ndërkohë, pyetjes së gazetarit të ‘News24’ Ervis Kuçi se “Zëri i qytetarëve është zëri i artistëve?”, ambasadorja tha se: “Është e rëndësishme të dëgjohen qytetarët. Kur ka një vlerë emocionale, duhen dëgjuar qytetarët”.

Qeveria miratoi të enjten me 75 vota një projektligj që i hap rrugën shembjes së godinës aktuale dhe ndërtimit të një teatri të ri të rrethuar me 6 kulla biznesi, ku forma e përzgjedhur është Partneritet-Publik-Privat.

Të fundit