Flash News

KRYESORE

#edheunë/ Futbollisti i Kombëtares i bashkohet nismës kundër zgjedhjeve pa opozitën

Nisma e njohur “#edheune” kundër organizimit të zgjedhjeve të 30 qershorit po gjen mbështetje të madhe ditë pas dite. Përveç njerëzve të rëndësishëm të politikës, artit, kulturës tashmë janë edhe futbollistë të njohur shqiptarë që i janë bashkuar nismës për të refuzuar votimet më 30 qershor.

Së fundmi, nismës i është bashkuar edhe mbrojtësi i Kombëtares, Andi Lila. “Shqipëria jonë meriton zgjedhje europiane. Shqipëria ka nevojë sot për mua dhe unë jam i vendosur t’i dal zot vendit dhe të ardhmes sonë europiane. Të gjithë bashkë mund t’ia dalim”, shkruan ai ne nje postim ne 'Instagram'.

Të fundit