Flash News

KRYESORE

“Edi i PS-së dhe Gjiknuri i Edit”, Topollaj ironizon draftin e mazhorancës: Shkaktoi një “tërmet” të vërtet gazi e hareje

“Edi i PS-së dhe Gjiknuri i Edit”, Topollaj ironizon draftin e

Anëtari i bordit drejtues të Bindjes Demokratike, Fabian Topollaj ka ironizuar tërheqjen e socialistëve nga drafti i tyre fillestar dhe ardhjen me nje propozim të ri prej 100 faqe në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve.

Topollaj nuk ka kursyer sarkazmën ndaj Përfaqësuesit të PS-së në tryezën e Këshillit, Damian Gjiknuri, dhe kreut të qeverisë Edi Rama, ndërsa shprehet:

“ I madh Edi i PS dhe Gjiknuri i Edit. Me draftin e fundit të PS, Gjiknuri ka shkaktuar një tërmet të vërtetë gazi dhe hareje. Sepse na paska propozuar që listat të jenë të mbyllura për pjesën fituese të tyre dhe na i hapka prej vërteti ato vëtëm për pjesën e humbësve. Kjo është njësoj si të organizohet konkurrim për një pozicion pune vetëm pasi të jetë emëruar fituesi dhe të mos ketë më vend pune të lirë. Ose thënë ndryshe, barazia dhe drejtësia të të garantohen vetëm pas vdekjes. Hahhhhahaahaha.”

Kujtojmë se, me draftin e ri, PS merr parasysh uljen nga 3% në 1%, të pragut që duhet të arrijnë subjektet zgjedhore për të përfituar nga shpërndarja e mandateve.

Draft-propozimi i ri i cili synon një formulë kompromisi mes palëve për ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor, parashikon se kryetari partisë mund të regjistrohet deri në 4 zona zgjedhore; si dhe propozohet rirenditje e pjesës së parë listës të bërë nga partia, sipas votës preferenciale.

Të fundit