Flash News

KRYESORE

Edi Paloka: Firma ‘Fusha’ ndërtoi vilën e Ramës, votimi për teatrin u manipulua

Edi Paloka: Firma ‘Fusha’ ndërtoi vilën e Ramës,

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, shprehet se kompania ‘Fusha’ e cila do të ndërtojë godinën e teatrit Kombëtar, është kompania e cila ka ndërtuar edhe shtëpinë e kryeministrit Rama.

“Kompani Fusha ka ndërtuar edhe vilën e Ramës. Po merret prona publike në kundërshtim me ligjin. Largimi i Majkos nga Kuvendi ishte për t’u përgëzuar. Unë e përgëzoj, pasi ai ishte i vetmi që se votoi ligjin për teatrin. Firma Fusha ka lidhje mafioze dhe korruptive”, tha Paloka i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’.

Nënkryetari i Kuvendit foli edhe për votimin e projektligjit që parashikon shembjen e godinës së Teatrit duke sjellë në vëmendje shkeljet e bëra.

“Duke parë seancën e fundit në votimin për ligjin që shkatërron Teatrin Kombëtar, që i fal pronën publike Edi Ramës, nuk i mjaftoi ky akt që shkelet Kushtetuta, por u manipuluan votat para parlamentit. Rama është bërë ekspert kriminalist dhe përgjimesh. Këto janë hetime që i bën Taulant Balla? Aty ka qenë dhe Taulant Balla, që ka votuar me kartat e opozitës. Ai ka manipuluar votat. Hetimet si ato që bën Rama nga Surreli. Tavo ka votuar sipas procedurës, pavarësisht se ai nuk ka qenë aty. Atë se kush votoi, ta hetojë prokuroria. Çdo deputet ka kartën e tij, dhe kur e fut më del emri Edi Paloka, dhe jo Gramoz Ruçi. Është njësoj siç tha Rama; e verifikova unë përgjimin. Është një fakt; votimi është manipuluar. Pamjet tregojnë se u përdor karta e Tavos. Aty del që ka një votim parlamentar dhe i takon prokurorisë që të hetojë”, deklaroi Paloka.

 

Të fundit