Flash News

KRYESORE

Edi Paloka i përgjigjet ambasadorit të OSBE: PD nuk do të hyjë kurrë në zgjedhje me Ramën kryeministër

Edi Paloka i përgjigjet ambasadorit të OSBE: PD nuk do të

Edi Paloka thekson se asnjë deklaratë, qoftë e ndërkombëtarëve apo misioneve të tyre në Tiranë, nuk zvogëlon legjitimitetin e kauzës së opozitës për mbrojtjen e votës së lirë. Ai shprehet në një intervistë për ABC News se sinjalin më të qartë për atë çka kjo qeveri kërkon të bëj me zgjedhjet e dha vetë kryeministri Edi Rama.

“Ka vënë në krye të strukturës se tij për zgjedhje Damian Gjiknurin. Sinjal më të qartë dhe më të kuptueshëm për ne, për qytetarët, për ndërkombëtarët, për ata që duan të shohin nuk ka. Damian Gjiknuri është koka e dosjes 184. Është njeriu që u ngarkua me zgjedhjet në Dibër dhe është kapur si njeriu me gjithë regjistrimet e Prokurorisë si ministri që është marrë me shit-blerjen e votës”.

Për Palokën pyetjes që këto trupa duhet t’i japin përgjigje është një tjetër.

Si ka mundësi 20% e votave të blera nuk e ndryshojnë rezultatin sepse i bie në një parlament me 140 deputetë i bie 28 deputetë. Imagjinoni sa janë ata që nuk kanë deklaruar. Por edhe kaq janë boll, për të treguar kush është legjitim dhe kush jo”.

Për këtë arsye, opozita vijon aksionin e saj opozitar në rrugë, si e vetmja mënyrë për të komunikuar me këtë mazhorancë thekson Paloka.

“Do ketë protestë të enjten. Në 9:30 kemi njoftuar protestë dhe do të ketë çdo të enjte. Do të ketë në çdo rast. Jo të gjitha do ia tregojmë Ramës. Do ia bëjmë surprizë ca gjëra, por absolutisht është ajo që kemi thënë, nuk ka më kthim mbrapa dhe përveç protestave nuk ka mënyrë tjetër komunikimi me këtë mazhorancë”.

Ambasadori i OSBE, Borchardt u shpreh: “Shqipëria për shumë kohë ka qenë shtyllë apo simbol stabiliteti në rajon, tashmë shohim një veprim në parlament që nuk ka precedent. Është kritikuar nga i gjithë komuniteti ndërkombëtar sepse ndez fitilin që vë flakën më pas në të gjithë sistemin e demokracisë parlamentare. Ju e dini që në shumë shtete ka opozita që e bojkotojnë parlamentin. Dhe do të thoja se një gjë e tillë nuk funksionon. Ky nuk është fare thelbi i demokracisë parlamentare”.

Të fundit