Flash News

KRYESORE

Edi Rama as nesër në postin e ministrit të Jashtëm, Bushati pret homologun holandez

Edi Rama as nesër në postin e ministrit të Jashtëm, Bushati

Edhe pse kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, i la afat deri në orën 17:00, të ditës së sotme, presidentit Ilir Meta për të shkarkuar Ditmir Bushatin nga posti i ministrit të Jashtëm, ky vendim ka pak gjasë të merret përgjatë këtyre orëve.

Bushati do të jetë, të paktën edhe nesër, në krye të diplomacisë shqiptare, pasi Ministria e Jashtme ka njoftuar takimin që do të zhvillojë me homologun holandez, Stef Blok.

Sipas njoftimit të MEPJ-së, Bushati do të takohet me Blok në orën 09:45 dhe të do të dalin në konferencë për shtyp në orën 10:30.

Presidenti Meta iu përgjigj me ironi ultimatumit të Ballës, duke pyetur nëse ai është kryetar i Këshillit të Sigurimit Kombëtar.

Kryeministri Edi Rama kërkon që të marrë vetë drejtimin e Ministrisë së Jashtme derisa konflikti i tij me Ilir Metës, për emrin e Gent Cakajt, të zgjidhet nga Gjykata Kushtetuese.

Të fundit