Flash News

KRYESORE

Edi Rama ashpërson tonet dhe kërcënon: Dhuna s’do tolerohet! Banorët të largohen nga rruga

Edi Rama ashpërson tonet dhe kërcënon: Dhuna s’do

Kryeministri Edi Rama ka ashpërsuar tonet ndaj banorëve të “Unazës së Re”, të cilët protestuan sot përpara Kuvendit të Shqipërisë, për të kërkuar dëmshpërblim real për banesat dhe bizneset e tyre që rrezikohen të shemben si pasojë e zgjerimit të rrugës.

Duke komentuar përplasjen me efektivët në protestë, Rama thekson se dhuna ndaj policëve në emër të paligjshmërisë, s'do tolerohet. Ai kërkon nga banorët që të marrin ato që u jep ligji dhe të largohen nga rruga, ku po protestojnë prej 20 ditësh.

“Dhuna ndaj policëve në emër të paligjshmërisë, s'do tolerohet! U bëj thirrje atyre që kanë dokumenta prone a vetëm strehën pa leje:Distancohuni nga zaptuesit profesionistë dhe profesionistët e politikës qorre të shpifjeve e të rrëmujës!Merrni ç'ju jep ligji e largohuni nga rruga”, shkruan Rama në një postim në ‘Twitter’.

Policia njoftoi se janë të paktën 11 punonjës që janë plagosur gjatë protestës, ndërkohë që nuk ka raportuar për numrin e qytetarëve të lënduar.

http://politiko.al/lleshaj-paralajmeron-protestuesit-maturia-e-policise-te-mos-merret-per-dobesi-sdo-tolerohet/

Të fundit