Flash News

KRYESORE

‘Edi Rama çfarë po fsheh?’, PD nxjerr grafikun: Me cilat vende renditet Shqipëria për nga numri i ulët i testimeve

‘Edi Rama çfarë po fsheh?’, PD nxjerr grafikun: Me cilat

Sekretari i Pëgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ngre sërish shqetësimin e PD për mungesën e tamponeve të testimit për Covid-19.

Në Facebook ai poston një video me deklarata të Ramës ku shprehet se Komiteti i Ekspertëve nuk ka thënë se Shqipërisë i duhen shumë testime.

Bardhi e akuzon Ramën se po gënjen dhe në një grafik tregon se Shqipëria renditet me vende si Sri Lanka, Gjeorgjia e Etiopia për nga numri i ulët i testimeve.

“Është alarmante që jemi mes vendeve me rriskun më të lartë dhe numrin më të ulët të testimeve!

Rama po gënjen sërish!

Çfarë po ndodh, pse është kaq i ulët numri i testimeve dhe cila është shifra reale e tamponëve që ka në dispozicion sistemi shëndetësor?

Edi Rama çfarë je duke fshehur këtë herë?”, shkruan Bardhi.

Të fundit