Flash News

KRYESORE

Edi Rama e ka një shok dhe ndodhet në Tajlandë. Si i shmanget kryeministri gazetarëve pas kërcënimit se do i ekzekutonte

Kryeministri Edi Rama është padyshim politikani më arrogant në Europë në raport me gazetarët që përpiqen të bëjnë detyrën e tyre dhe të raportojnë për publikun shqiptar. Megjithatë, rekordin në botë Rama nuk e ka thyer ende pavarësisht se i etiketon gazetarët si “kazan”, “injorantë”, “të paditur”, etj.

Kryeministri shqiptar e ka një shok dhe ai ndodhet në Tajlandë. Bëhet fjalë për kryeministrin Prayuth Chan-ocha, i cili ka vendosur të mos i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve, por do mjaftohet me konferencat e tij të gjata përpara kamerave. Diçka e ngjashme si konferencat e Ramës apo ‘ERTV’.

Jashtë ambienteve të Parlamentit të Tajlandës, Chan-ocha kishte vendosur imazhin e tij të realizuar mbi një karton dhe iu drejtua gazetarëve se nëse kanë ndonjë pyetje “mund t’ja drejtoni këtij personi”, duke iu referuar kartonit. Më pas, kryeministri u largua duke qeshur.

Gjithsesi, duhet theksuar se Rama nuk ka arritur ende në nivelet e shokut të tij në Tajlandë, i cili më parë nuk ka ngurruar të kërcënojë gazetarët se do i ekzekutojë nëse flasin kundër qeverisë së tij.

Prayuth Chan-ocha erdhi në pushtet më 22 maj 2014 si rezultat i një grushti shteti, por pavarësisht paralajmërimeve se transferimi i pushtetit do të ndodhte më 2015-n, ai vijon të jetë ende në detyrë.

 

 

 

Të fundit