Flash News

KRYESORE

Edi Rama flet për çështjen e Dritan Dajtit: Gjyqtarët kryen një akt kriminal; vendimin do e zhbëjmë

Edi Rama flet për çështjen e Dritan Dajtit: Gjyqtarët

Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar akt kriminal vendimin e Gjykatës së Apelit për të hequr burgimin e përjetshëm për Dritan Dajtin dhe për të pranuar gjykimin e shkurtuar. Gjatë një takimi me banorë të Rrëshenit, Rama tha se vendimi i gjykatësve do të zhbëhet pasi kjo ishte rivrasje e policëve.

“Për sa i përket gjykimit të shkurtuar të atij vrasësit nuk ka të bëjë me ligjin por me njerëz të ligj dhe të korruptuar, të cilët nuk janë vetëm ata por janë plot, për shkak të vettingut po i bien me top. Jo vetëm po i bien me top por kryen një akt kriminal sepse faktikisht i rivranë 4 policët. Ne nuk do i ndahemi kësaj çështjeje dhe besoj se këtë vendim do e zhbëjmë. Besoj se këta gjykatës nuk do ia dalin të shpëtojnë kaq lehtë”, deklaroi Rama.

Dritan Dajti u dënua me 25 vite heqje lirie për vrasjen e 4 policëve, në gusht të 2009-ës, në qytetin e Durrësit.

Të fundit