Flash News

KRYESORE

Edi Rama: Fola me John Bolton në telefon; më falënderoi për qëndrimet

Edi Rama: Fola me John Bolton në telefon; më falënderoi për

Kryeministri Edi Rama njofton nëpërmjet një postimi në ‘Twitter’ se ka zhvilluar një bisedë telefonike me John Bolton, këshilltar i presidentit amerikan, Donald Trump. Sipas Ramës në fokus të bisedës ka qenë Shqipëria dhe arritja e një marrëveshje paqeje midis Kosovës dhe Serbisë.

Bolton e ka falënderuar Ramën për qëndrimet e vazhdueshme të Shqipërisë.

“Bisedë me Shtëpisë së Bardhë. Në fokus Shqipëria, rajoni dhe objektivi strategjik për një marrëveshje paqeje mes Kosovës e Serbisë, që të mbyllë konfliktin historik. Këshilltari për Sigurinë J.Bolton, më falenderoi në emër të Presidentit për qëndrimet konsekuente të Shqipërisë”, shkruan Rama.

Ndërkohë, në debatin e zhvilluar sot në Kuvend, Rama tha se nuk i duhet ndërmjetës për të komunikuar me SHBA-në, si dhe ‘Zërin e Amerikës’ e quajti “zëdhënës të kazanit shqiptar”.

Përgjimet e publikuara nga VOA, Krimet e Rënda nisin hetim për zbulim të të dhënave sekrete

Denoncimi në Kuvend/ Universiteti i Tiranës po shkatërrohet për të sjellë Universitetin e Evropës Qëndrore

Të fundit