Flash News

KRYESORE

Edi Rama gjen fajtorët e shit-blerjes së votave: Është LSI-ja

Edi Rama gjen fajtorët e shit-blerjes së votave: Është

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në Kuvend se Partia Socialiste nuk ka patur ndonjëherë problem me Partinë Demokratike sa i përket shit-blerjes së votave, por problemi ka ardhur gjithmonë nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

Rama kërkoi nga partia e drejtuar nga Monika Kryemadhi që ‘të shkojë në shtëpi’ në mënyrë që Shqipëria të shpëtojë nga ky fenomen.

“Gjysmën e punës e keni bërë, tani shkoni në shtëpi dhe rrini pushim. Bëjeni, të rrijë LSI një turn pushim dhe nuk do të ketë shit-blerje votash. Do e shpëtojmë Shqipërinë nga shit-blerja e votave”, tha Rama.

Sipas Ramës, LSI nuk mund të flasë për shit-blerje apo manipulim të votave, pasi është partia që e ka nxitur këtë fenomen.

Të fundit