Flash News

KRYESORE

Edi Rama humb njeriun e shtrenjtë të familjes: Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë, prehu në paqe mam!

Kryeministri Edi Rama humb njeriun e shtrenjtë të familjes, nënën e tij, Aneta.

Lajmin e trishtë e ka dhënë vetë kryeministri përmes rrjeteve sociale, teksa i dedikon një status prekës të ëmës, shoqëruar dhe me një foto të saj, bardh e zi.

“Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë ku u rritëm e u bëmë burra, e ku mbetëm gjithnjë fëmijë. E di, që deri sa të shoh dot diellin e yjet do të jesh me mua, e bukur dhe e fortë si askush. Do të na mungosh shumë, por asgjë më shumë nuk bëje dot për ne sesa e pamundura, që bëre plot përkushtim gjithë jetën, prandaj prehu në paqe mam”, shkruan kryeministri.

Nëna e kryeministrit u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare.

Të fundit