Flash News

KRYESORE

Edi Rama i kushton vetëm 10 minuta fjalim “arritjes së tij historike”; braktis Kuvendin dhe nuk debaton për dështimin me negociatat

Edi Rama i kushton vetëm 10 minuta fjalim “arritjes së tij

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalimin më të shkurtër në Kuvend që kur ka marrë detyrën e rëndësishme në vitin 2013-të. Ndonëse kishte 50 minuta në dispozicion për të folur përpara deputetëve në Kuvend, Rama foli vetëm 10 minuta dhe kryesisht u përqëndrua në sulme ndaj opozitës.

Rama pretendon se Shqipëria ka marrë një datë për hapjen e negociatave dhe e këtë konsideron një “arritje historike” për vendin, por për këtë çështje nuk kishte çfarë të thoshte më shumë se 10 minuta në foltoren e Kuvendit.

Kreu i Qeverisë nuk pranoi as debatin me opozitën, duke braktisur menjëherë sallën sapo mbaroi fjalimin e shkurtër.

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian nuk morën dje një vendim për hapjen e negociatave me Shqipërinë për shkak të vetos së Francës, Holandës dhe Danimarkës. Por përveçse nuk është përcaktuar një datë për negociatat, Tiranës i janë vendosur disa kushte të reja që duhet të plotësojë deri në qershor të 2019-ës, që më pas kandidatura e saj të merret në shqyrtim sërish nga ministrat e Jashtëm.

“Unë po iki, debat të mbarë”, Rama i përgjigjet opozitës dhe flet me ironi për dorëheqjen

Të fundit