Flash News

KRYESORE

Edi Rama i përgjigjet thirrjes së Artan Fugës: Akademikët të reformojnë institucionin, ose të dalin nga godina

Edi Rama i përgjigjet thirrjes së Artan Fugës: Akademikët

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur thirrjes së akademikut Artan Fuga për të reaguar lidhur me zgjedhjet brenda Akademisë së Shkencave, që ai i konsideron farsë.

Rama thekson se Akademia duhet të reformohet pasi në të kundërt nuk do të marrë asnjë qindarkë nga buxheti, ndërsa i paralajmëron akademikët se rrezikojnë të dalin jashtë godinës.

“Nëse nuk reformohet Akademia e Shkencave nuk do marrë më asnjë qindarkë nga buxheti e do të duhet të dorëzojë godinën! Prandaj stop farsës”, shkruan Rama.

Artan Fuga i konsideron farsë zgjedhjet në Akademi, ku zv/kryetari kandidon i vetëm për kryetar, ndërsa kryetar aktual kandidon për zv/kryetar. Ai kërkoi sot edhe reagimin e Partisë Demokratike për këtë çështje.

Artan Fuga nuk do një opozitë ‘pragmatike’: Numrat që keni nuk kanë vlerë; duhet të pozicionoheni

Të fundit