Flash News

KRYESORE

Edi Rama ia thotë në sy Ditmir Bushatit se nuk do të jetë më ministër i Jashtëm

Edi Rama ia thotë në sy Ditmir Bushatit se nuk do të jetë

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur sot se Ditmir Bushati nuk do të jetë më ministër i Jashtëm në qeverinë e re. Gjatë takimit që zhvilloi me ambasadorët, Rama foli për punën që do të bëjë ministri i ri në qeverinë e re, ndërsa Bushati e dëgjonte më vëmendje i ulur në sallë.

“Pas shpalljes së Qeverisë së re të dielën do t’i kërkoj ministrit të ri që të bëjë një takim me ju për të biseduar në funksion të rolit që do marrë menjëherë shërbimi i jashtëm në ekonominë e vendit dhe puna juaj në bazë të kontributeve reale që do jepni në këtë drejtim”, u shpreh Rama.

Me këtë deklaratë Rama ka zyrtarizuar edhe 27 gusht si datën kur do të njoftojë emrat e qeverisë së re.

Krijohet Ministria e Diasporës, Rama: Marrëdhëniet me shqiptarët në rajon kërkojnë vëmendje

Të fundit