Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Besnik Mustafaj
Edi Rama është përdorues i sëmurë i rrjeteve sociale. Sidomos i Facebook –ut dhe Twitter-rit. Një çrregullim i tillë psikologjik do të ishte një problem personal i tij, sikur ai të mos ishte kryeministri i Shqipërisë, njeriu de facto më i pushtetshëm i vendit, gjykimi, sjellja dhe vendimet e përditshme të të cilit kanë një rëndësi shumë të madhe, shpesh herë edhe përcaktuese për jetën publike të shoqërisë tonë. Fatkeqësia jonë që na e solli të jemi qytetarë të këtij vendi, nën qeverisjen e tij, në këtë periudhë.
Po çfarë thotë Kryeministri nëpër statuset e veta në Facebook apo në Twitter?
Bën të vetmen gjë, që Edi Rama di të bëjë shumë mirë: shan me rrënjë e me degë dhe denigron kë t’i dalë përpara. Kryesisht opozitën, për të cilën ka aktivizuar një arsenal gjuhësor negativist të pashembullt. Shan po kaq rëndë edhe gazetarët, ndonjë përfaqësues të shoqërisë civile që guxon të shprehë pakënaqësi ndaj qeverisjes së tij, shan me rrënjë e me degë dhe hallexhinjtë, ”popull” këta, të cilët i ka ftuar vetë t’i drejtohen në këto rrjete takimesh virtuale për t’i thënë të vërtetën. Dhe ata janë mashtruar, të shkretët. Kanë besuar se Kryeministri dëshiron sinqerisht të njohë të vërtetën. Në rastin më të mirë Edi Rama i quan ata shpifës e syleshë, të shitur te Saliu e te Shqupi. Por, më së shpeshti u ‘lëron nënën’. Është një fjalor i pistë rruge, i papërfytyrueshëm për të dalë nga goja e njeriut më të pushtetshëm të vendit. Por, ja që kështu ndodh. Vrer! Çfarë do të thonë nesër studiuesit e Shkencave Politike, të cilët natyrshëm që do të bëjnë objekt të kërkimeve të tyre ligjërimin publik të Kryeministrit të Shqipërisë së kësaj periudhe? Sigurisht që në analizat e tyre do të dalim të përbaltur edhe ne, që e dëgjuam dhe e duruam logorenë e Kryeministrit. Heshtja qytetare ndaj kësaj gjuhe është shenjë e frikës së madhe të qytetarëve. A kishin nder ata njerëz, a kishin sedër? do të thuhet për ne. Me të drejtë. Frikacakët nuk meritojnë respekt as post – mortum.
Kjo gjuhë, fund e krye parapolitike, përbën pjesën dërrmuese të krejt komunikimit publik të Kryetarit të Qeverisë tonë. Kryeministri ynë mendon se politika në Shqipëri nuk është një punë serioze. Rrjedhimisht, edhe komunikimi publik, si pjesë substanciale e veprimtarisë politike, nuk është diçka serioze. Ai mendon kështu sepse është i bindur se populli shqiptar nuk është një popull serioz. Kjo bindje i është rrënjosur përfundimisht, sidomos pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit të kaluar, ku ai ndoqi për herë të parë strategjinë e ndershmërisë në kuptimin që ka ai për nderin. Ai nuk gënjeu, siç e ka zakon kur bën premtime përrallore, me premtime që nuk do t’i mbante. Gjatë gjithë fushatës ai i kërkoi popullit të vet timonin. Më jepni timonin! u tha njerëzve. E dua ta kem i vetëm. Dhe u tregoi tepsinë. Një tepsi të vërtetë prej alumini, nga ato që përdoren për të bërë byrekë dhe bakllava. Po ta kem timonin i vetëm, tha dhe përsëriti, askush nuk do të afrohet te tepsia për të marrë llokma. Dhe njerëzit, me hir apo me pahir, por sidomos me hir, ia dhanë timonin bashkë me tepsinë. Edhe pse nuk kam votuar për të, mua më vjen turp që kam qënë bashkëkohës me këtë ngjarje. Edi Rama i njeh shumë mirë zgjedhësit e vet dhe i shpërblen me poshtërim.
E keqja bëhet edhe më e madhe kur opozita, vetë Kryetari i opozitës, u përgjigjet sharjeve dhe shpifjeve parapolitike të Kryeministrit në të njëjtën mënyrë: me një gjuhë të helmuar parapolitike. Qoftë edhe për të na respektuar ne, që e kemi votuar. Kryetari i opozitës duhet ta ruajë nivelin e polemikës që i shkon atij dhe të shprehet me një gjuhë seriozisht politike. Dhe jo çdo ditë, në Facebook e në Twitter, edhe ky. Nuk është atje vendi për t’i dhënë përgjigjet, të cilat i kërkojnë sfidat e kohës dhe jo vaniteti i Kryeministrit. Sytë e vërbërve, siç do të thoshte Profeti Isaia në Dhjatën e Vjetër, nuk çelen duke shtuar errësirën.
*Editoriali është shkuar enkas për Politiko. Ndalohet riprodhimi i plotë i tij pa lejen eksplicite të Politiko.al.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38