Flash News

KRYESORE

Edi Rama mohon sërish dhunimin e Alfred Lelës: policia mund të kishte përdorur shkopinj gome, por nuk e bëri

Edi Rama mohon sërish dhunimin e Alfred Lelës: policia mund të

Në emisionin Real Story me gazetarin Sokol Balla, vendosur kësaj here në sallën e re të Teatrit të Operas dhe Baletit,  kryeministri Edi Rama u vendos përballë gazetarit Alfred Lela, i cili u dhunua nga policia e shtetit në protestën e 17 majit për Teatrin Kombëtar.

Për të dytën herë kryeministri Edi Rama e mohoi dhunimin e gazetarit, duke mbrojtur policinë e shtetit e duke e justikuar se po bëntë vetëm detyrën. Madje, kryeminisri shtoi se policia mund të kishte përdorur edhe shkopinj gome në protestë, por i kurseu.

Sokol Balla: Nga pamjet keni dyshim se Alfred Lela u dhunua? (sjell sërish pamjet e dhunimit të gazetarit)

Edi Rama: Jo vetëm se nuk shoh dhunim të qytetarit, por shoh fragment të viktimizimit.

Nëse flasim për dhunë dhuna ka një formë për tu përcaktuar.

Pyetja ime është se ç’kërkon Lela të kapë punonjësit e policisë. Për çfarë shkoi Lela tu kërkojë intervistë? Pse e kaloi gardhin?

E morën për krahësh siç e meritonte dhe e shtrinë siç është procedura.

Policia përdor edhe shkopinj gome, por këtë herë nuk i përdori.

Të fundit