Flash News

KRYESORE

Edi Rama ndan Metën nga Monika Kryemadhi

Edi Rama ndan Metën nga Monika Kryemadhi

Monika Kryemadhi deklaroi, që ditën që Ilir Meta u zgjodh President i vendit, se ajo nuk do të ishte ‘Zonja e parë’. Dhe deri më tani po i qëndron kësaj deklarate.

Kryemadhi nuk është shfaqur në asnjë aktivitet krah Metës në cilësinë e ‘Zonjës së parë’. Meta ka qenë i shoqëruar gjithmonë nga vajza e tij, madje edhe në foton që qëndron në faqen on-line të presidencës kreu i shtetit është i rrethuer vetëm nga fëmijët e tij, dy vajzat dhe djali, ndërsa mungon bashkëshortja.

Kryemadhi nuk ka marr pjesë as në aktivitetet e organizuara nga Presidenti dhe ku ajo është e ftuar në cilësinë e kryetares së partisë dhe deputetes. Dhe duket se shkak për këtë është pjesmarrja e kryeminsitrit Edi Rama.

Kështu, Kryemadhi zgjodhi Elbasanin për të përcjell urimin për Pavarësinë ndërkohë që Meta dhe Rama ishin në Vlorë. Kryemadhi nuk u shfaq as në pritjen e organizuar nga kreu i shtetit mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve. Edhe ditën e sotme, Kryemadhi dhe LSI u shfaqën të ndarë nga Presidenti dhe kryeministri në Varrezat e Dëshmorve ku përkujtuan ditën e çlirimit.

Duket se përplasjet, që nisën që gjatë fushatës elektorale, dhe debatet e ashpra përfshi edhe akuzat që kanë shkëmbyer së fundmi ka bërë që raportet mes Kryemadhit dhe Ramës të jenë ftohur aq sa kryetarja e LSI-së po bojkoton aktivitetet ku është i pranishëm edhe kreu i qeverisë pavarësisht kush është organizatori./Politiko.al

Të fundit