Flash News

KRYESORE

Edi Rama në takim me ambasadorët për "Sfidën e Rindërtimit": Njerëzit janë në panik, kemi nevojë të punojmë së bashku

Edi Rama në takim me ambasadorët për "Sfidën e

Kryeministri i Shqipërisë është duke realizuar një takim në Pallatin e Brigadave me ambasadorët e huaj në Tiranë për sfidën e re pas nxjerrjes së trupave të njerëzve që ngelën nën rrënoja: "Sfidën kolosale të rindërtimit".

Rama ka nisur fjalimin e tij duke falënderuar të gjithë të huajt që kanë kontribuar në operacionet e kërkim-shpëtimit dhe për ata që kanë kontribuuar financiarisht dhe në çdo mënyrë tjetër. Rama u shpreh se njerëzit janë në panik dhe në ankth:

"Njerëzit kanë ikur nga Tirana dhe Durrësi, janë në ankth dhe nuk ndihen të sigurte. Gjysma e njerëzve nuk flejnë në Tiranë, vijnë në punë në mëngjes por janë në Elbasan, në Fier, në Vlorë. Në shtëpinë e nënës time ka shumë që nuk janë aty. Dhe të gjithë thonë që nuk janë të sigurte. "

Rama ka kërkuar ndihmë për të bashkëpunuar sepse nevojat janë shumë të mëdha:

"Kemi nevojë të punojmë së bashku e të planifikojmë së bashku. Së pari na duhet që të kemi ekipet dhe sot në mëngjes mu tha që  shumë ministra kanë qenë të gatshëm të perceptojnë menjëherë nevojën për të pasur këto ekipe inspektimi."

Të fundit