Flash News

KRYESORE

Edi Rama nuk e lëshon Vangjush Dakon as pas përgjimeve: Shantazh politik

Edi Rama nuk e lëshon Vangjush Dakon as pas përgjimeve: Shantazh

Kryeministri Edi Rama, në emisionin Real Story ka folur për përgjimet e publikuara dje nga gazeta Bild që implikonin Vangjush Dakon në biseda me anëtarin e një grupi kriminal.

Rama deklaron se ndien neveri nga përgjimet pasi shpesh-herë ata nxirren nga konteksti. “Çështja ka disa aspekte. Unë e kam thënë se kam neveri nga përgjimet, sepse janë të shumë rrezikshme në aspektin e devijimeve nga e vërteta, sepse mund të nxirren nga konteksti. Jemi në kushtet kur kryetari i Bashkisë së Durrësit nuk është më kandidat, që duhet të përgjigjet për të vërtetën. Përgjimet nuk janë prova, por indicie që duhen hetuar", deklaroi Rama.

Tabulatet telefonike, kreu i qeverisë i quajti shantazhe të orkestruara nga grupe të caktuara në prokurori. “Shikoj që ka shëmti, më vjen për të vjellë kur dëgjoj biseda të caktuara, por ajo që është e rëndësishme është sa këto janë muhabete të materializuara në fakt apo sa janë muhabete njerëzish që bëjnë sikur kontrollojnë planetin në telefon. Di të them se policia po ashtu ka reaguar dhe të gjithë eksponentët e përfshirë janë në burg. Kjo është dosje që është mbajtur në sirtar për shantazh. Këtë e përdorin për reformën në drejtësi. Një element i Prokurorisë është sigurisht i lidhur me politikën.  Është bërë tani që jemi afër hapjes së negociatave, jo më kot dhe duhet hetuar edhe për nxjerrje të sekretit hetimor. E gjitha është inskenim. Përgjimet si gjyqe popullore”, deklaroi ai.

Të fundit