Flash News

KRYESORE

Edi Rama nuk e do Ramush Haradinajn kryeministër? Deklarata bëhet në Kuvendin e Kosovës

Edi Rama nuk e do Ramush Haradinajn kryeministër? Deklarata bëhet

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, njëkohësisht kandidat për kryeministër të Kosovës, ka deklaruar sot në Kuvend se koalicioni mes PDK-së dhe AAK-së dhe Ramush Haradinaj nuk e kanë mbështetjen e Tiranës zyrtare për formimin e qeverisë.

Duke folur në seancë, Kurti theksoi se koalicioni i Haradinajt nuk ka as mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së, por vetëm të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç dhe ish-kryeministrit maqedonas, Nikolla Gruevski.

“Nuk kanë mbështetje. Shqipëria zyrtare nuk është më ta. Po i mbështet vetëm Vuçiçi dhe Gruevski por ky i fundit nuk është më në pushtet. PAN nuk ka mbështetje. Mund të na vonojnë me javë ose me muaj, por ne po vijmë qartazi”, u shpreh Kurti përpara kolegëve deputetë.

Megjithatë, kjo deklaratë e Kurtit bie ndesh me raportin që kryeministri Edi Rama dhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, reklamojnë në media. Rama priti Haradinajn më 5 gusht në vilën qeveritare në Dhermi, por asnjë nga palët nuk bëri komente.

Sa i përket seancës, Albin Kurti kërkoi nga PAN që të propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit dhe nëse Kadri Veseli nuk i siguron votat e nevojshme, atëherë të zgjedhin një figurë tjetër, në mënyrë që t’i jepet zgjidhje krizës 2 mujore. Por, Enver Hoxhaj në emër të PAN ka kërkuar edhe dy javë kohë për të propozuar emrin për kryetar Kuvendi.

Të fundit