Flash News

KRYESORE

Edi Rama nuk e rikandidoi si deputet, ish-socialisti gati të shpallë kandidaturën për kryebashkiak

Edi Rama nuk e rikandidoi si deputet, ish-socialisti gati të shpallë

Eduart Ndocaj hyri për herë të parë në Kuvendin e Shqipërisë pasi Edi Rama e bëri pjesë të listës së PS-së në zgjedhjet e 2013-ës, por marrëdhënia me kryetarin e partisë rezultoi e vështirë dhe në fund të mandatit deputeti doli nga grupi parlamentar socialist.

Në këto kushte, një rikandidim nën siglën e PS-së ishte e pamundur për Ndocajn në zgjedhjet e 2017-ës, duke mos fituar një mandat të dytë në Kuvend.

Megjithatë, emigranti i kthyer në politikan nuk ka ndërmend të largohet shpejt nga politika shqiptare. Ai po shfaq ambicien për të kandiduar për postin e kryetarit të bashkisë së Lezhës.

Nëpërmjet një publikimi në ‘Facebook’, Ndocaj ka pyetur qytetarët se kë preferojnë për kryebashkiak të Lezhës nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin nesër. Emrin e tij, Eduart Ndocaj e ka vendosur të parin në listën e propozuar.

Lezha drejtohet aktualisht nga Fran Frrokaj, pjesë e Partisë Demokratike, ndërkohë PS në Lezhë, që drejtuese ka Lindita Nikollën, nuk pritet të promovojë ndonjë emër publikisht pasi zgjedhjet janë ende larg, në vitin 2019-të.

Reagimi i Ndocajt:

Në rast se nesër do të bëheshin zgjedhjet për Bashkinë Lezhë, kë do të votonit për Kryetar dhe pse? Mos votoni sipas partisë që përfaqësojnë, por si individë!

  1. Eduart Ndocaj
  2. Ardiana Jaku
  3. Fran Frokaj
  4. Viktor Tusha
  5. Tjetër

Të fundit