Flash News

KRYESORE

Edi Rama nuk kursen as ‘Zërin e Amerikës’: Mos i besoni zhurmës së kënetës mediatike

Edi Rama nuk kursen as ‘Zërin e Amerikës’: Mos i besoni

Kryeministri Rama ka reaguar pas investigimit të ‘Zërit të Amerikës, në të cilin konstatohej se një seri kompanish të vogla në ortakëri me njëra-tjetrën dhe kompani me pronarë të panjohur të regjistruara në parajsa fiskale janë fituese të tre koncesioneve të inceneratorëve.

Në kronikë, publikoheshin edhe dokumenta lidhur me këto projekte të cilat sipas specialistëve pritet të shumëfishojnë kostot e trajtimit të mbetjeve në kurriz të taksapaguesve.

I menjëhershëm ishte reagimi i Ramës, i cili nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’ të shoqëruar me një video shkruan se Shqipëria po bëhet më e pastër çdo ditë e më shumë përmes një modeli të ri standardesh të Bashkimit Europian me zero impakt negativ për ajrin e shëndetin.

Ndërsa nuk la pa shigjetuar edhe mediat e njohur, duke e cilësuar si një kënetë mediatike. “Kjo që shihni është një video e projektit, që tanimë po realizohet në Sharrë dhe jo thjesht një projekt në kompjuter. Duke ju garantuar se kështu do ta zhbëjmë mallkimin e plehrave jo vetëm në Tiranë, Elbasan e Fier, po edhe së shpejti në Durrës e më tej në gjithë Shqipërinë, ju ftoj të gjithëve të mos dëgjoni zhurmën e kënetave politike e mediatike ku gëlojnë njëmijë e një të zezat kundër këtyre projekteve kaq të dobishme për mjedisin e shëndetin, po thjesht t’u besoni syve tuaj dhe fakteve kokëforta të dobisë së jashtëzakonshme të këtyre nismave, për Shqipërinë e pastër Europiane që duam për femijët tanë”, shkruan Rama.

Regimi i Ramës:

Investigimi i Zërit të Amerikës:

Të fundit