Flash News

KRYESORE

Edi Rama nxjerr Erion Veliajn të bind publikun se Partia Demokratike ka lidhje me lobingjet ruse

Edi Rama nxjerr Erion Veliajn të bind publikun se Partia Demokratike ka

Pas kryeministrit Edi Rama dhe disa deputetëve të tjerë të mazhorancës, sot ishte rradha e kryebashkiakut Erion Veliaj të akuzonte Bashën se lobingjet ruse e kanë ndihmuar të bëj një foto me presidentin Donald Trump.

I ftuar në emisionin 'Koha për t’u zgjuar' në News24 ai theksoi se një parti që ka gjysmë milionë euro nga rusët për një fotografi mund t'a mbjellë edhe një pemë.

“Tani unë e kuptoj të kritikohem nga dikush që kur menaxhoi bashkinë, ose ajo parti që menaxhoi bashkinë dhe e qau këtë punë, hajt mo, po e pranoj kritikën. Por nga një parti që në fakt Tiranën e la në rënie të lirë dhe nuk na prodhoi një pjesë të Tiranës për identitet, unë sinqerisht nuk e marr dot seriozisht, sidomos tani që ka problemet e tjera. Një parti që ka gjysmë milionë euro nga rusët, të paguajë për një fotografi, mund ta mbjellë edhe një pemë, mund ta kapë edhe lopatën me dorë. Unë e kuptoj që t’i mund të kesh vërejtje si e bëj unë këtë punë, por mënyra më e mirë për ta bërë një vërejtje është për të thënë: Nuk mbillen pemët ashtu, ja ta tregoj unë si mbillen”, deklaroi Veliaj.

Në fund, Veliaj shtoi se e ka të vështirë të pranoj kritika nga ato që janë gjithologë dhe që nuk prekin punë me dorë.

Të fundit