Flash News

KRYESORE

Edi Rama organizon udhëtimin e radhës me ‘Air Albania’, këtë herë e shoqëron edhe Zaho me Lindën

Edi Rama organizon udhëtimin e radhës me ‘Air Albania’,

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama e ka nisur duke publikuar një video nga një udhëtim i organizuar me kompaninë ‘Air Albania’. Ndryshe nga udhëtimet e mëparshme, këtë herë në bordin e avionit është edhe vetë kreu i qeverisë.

Rama shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Linda si dhe djali Zaho, ndërkohë që pasagjerët e tjerë janë disa prej familjeve të cilat trajtohen me ndihmë ekonomike.

“MIRËMËNGJES 😃 dhe me këtë udhëtim krejt të pazakonshëm në krahët e AIR🦅ALBANIA❤ që me siguri do t'ju pëlqejë edhe juve për kaq sa do shihni, ju uroj një të dielë super👍”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.

Ky është udhëtimi i katërt i kompanisë ‘Air Albania’.

Të fundit