Flash News

KRYESORE

Edi Rama për buxhetin 2019: Rritje pagash në arsim, shëndetësi, ushtri. Dhe një risi shumë domethënëse...

Edi Rama për buxhetin 2019: Rritje pagash në arsim,

Kryeministri Edi Rama deklaron se janë zhvilluar diskutime të frytshme sa i përket buxhetit për vitin 2019-të. Me anë të një reagimi në ‘Twitter’, Rama paralajmëron rritje pagash në arsim, shëndetësi dhe ushtri, si dhe një politikë të re sociale.

“Diskutime të frytshme për buxhetin 2019. Ulje taksash. Rritje pagash në arsim, shëndetësi, ushtri. Dhe një risi shumë domethënëse: Një politikë e re sociale që as mendohej dot pa ndërmarrë reformat e dhimbshme shtetbërëse”, shkruan Rama.

‘Oferta’ e Ramës për rritje pagash bëhen në një moment kur opozita ka fituar terren të konsiderueshëm me denoncimin me emra të biznesmenëve që dyshohet se kanë fituar tendera dhe koncesione korruptive, si dhe me kërkesën për vetting-un e politikanëve.

Të fundit