Flash News

KRYESORE

Edi Rama i përgjigjet Bujar Asqeriut: Lekët do i marrin ata që bëjnë sot teatër dhe jo ata që bënin në kohën e partisë

Edi Rama i përgjigjet Bujar Asqeriut: Lekët do i marrin ata që

Kryeministri Edi Rama ka folur sot në Kuvend për protestën e aktorëve kundër ligjit për kulturën dhe kundër shkatërrimit të Teatrit Kombëtar.

Duke iu referuar financimit për aktorët, Rama u shpreh se paratë do i marrin ata që bëjnë sot teatër dhe jo ata që kanë bërë dikur teatër, duke përjashtuar shumë aktorë me kontribut historik në artin shqiptar.

“Ngrihet miku im Bujar Asqeriu dhe thotë pse na ndodhi kështu. Po ashtu do të ndodhte, s’ka si ndodh ndryshe. Fondi që jep qeveria duhet të jetë në dispozicion të atyre që bëjnë teatër dhe që bëjnë filma, jo të atyre që dikur kanë bërë teatër dhe filma. Jo ata që marrin rroga se kanë bërë teatër në kohën e partisë së Saliut. E kam fjalën për partinë e parë. Ja ku jemi sot, një degradim i jetës teatrore. Të rinjtë janë më të diskriminuarit. Ato pesë lekë t’i marrin ata që bëjnë teatër dhe jo ata që luajnë bingo në teatër”, u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi se Qeveria do e ndërtojë Teatrin e ri Kombëtar, por nuk ka dha detaje për afatin apo vendin ku do të ngrihet godina e re.  

Të fundit