Flash News

KRYESORE

Edi Rama sajon takimin me pedagogët e studentët: Mbase ata e kuptuan ku e kam hallin unë

Edi Rama sajon takimin me pedagogët e studentët: Mbase ata e kuptuan

Sipas kryeministrit Edi Rama, ai ka zhvilluar ditën e sotme një takim me pedagogë e student ku ka dialoguar me ta për kërkesat e tyre.

E në fakt, ky takim i realizuar në fshehtësi,  pa praninë e mediave dhe pa ditur se kush ishin ata që morën pjesë në takim, ngjan i sajuar.

Në një reagim në Twitter, ai shkruan se pas takimit me pedagogë e studentë, ata kanë  kuptuar hallin e tij.

“Faleminderit për mikpritjen grupit të studentëve dhe pedagogëve të Gjeologjikut,me të cilët patëm një bashkëbisedim të dobishëm për Dialogun(e në fakt zhvilluam vetë Dialogun)Mësova gjëra të reja prej tyre, mbase edhe ata e kuptuan mirë se ku e kam hallin unë. Nesër vazhdojmë”, shkruan kryeministri.

Kujtojmë që studentët kanë protuestuar sot para kryeministrisë për të trembëdhjetën ditë radhazi, duke mohuar dialogun me Ramën.  Ndaj ky takim ngjan i dyshimtë.

 

Të fundit