Flash News

KRYESORE

Edi Rama tërhiqet nga shkatërrimi i Teatrit Kombëtar? Deputetja zbardh planin: Më në fund Qeveria i i thirri mendjes

Edi Rama tërhiqet nga shkatërrimi i Teatrit Kombëtar? Deputetja

Në mbledhjen e fundit të Komisionit të Ekonomisë, Nënkryetarja demokrate e Komisionit Jorida Tabaku tha se qeveria është tërhequr nga Ligji për Teatrin, duke qenë se ka vendosur të mos presë dekretin e Presidentit.

Afati i fundit që Presidenti të vendosë për kthimin pse jo të ligjit në Parlament është 30 korriku, por parlamenti e mbyll sesionin të hënën, në 23 korrik.

“Më në fund qeveria i thirri mendjes, vendosi të mos presë dekretin e Presidentit dhe të mbyllë Parlamentin para se të vijë dekreti i Presidentit”, tha Tabaku, e cila i kërkoi qeverisë që, me nisjen e sesionit të ri parlamentar, “pas pushimeve të gushtit, t’i thërrasë mendjes përfundimisht për ta tërhequr plotësisht ligjin e shembjes së Teatrit Kombëtar”.

Vendimi i qeverisë për të mbyllur Parlamentin pa pritur dekretin e Presidentit vjen pas denoncimit nga opozita dhe artistët të ligjit korruptiv të teatrit, prej të cilit Edi Rama përfiton 205 milionë Euro.

Ligji anti-teatër në tryezën e tij, presidenti Ilir Meta flet për herë të parë për vendimin që do marrë

Të fundit