Flash News

KRYESORE

Edi Rama "thumbon" pedagogët: Të bëhet ndarja mes sharlatanëve 'doktor shkencash' dhe atyre që meritojnë respekt

Edi Rama "thumbon" pedagogët: Të bëhet ndarja mes

Kryeministri Edi Rama teksa prezantoi bibliotekën digjitale universitare Ulibrary.rash.al”, gjatë fjalës së tij "thumboi " pedagogët dhe dekanët, duke thënë se duhet bërë njëherë e mirë ndarja e pedagogëve sharlatanë “doktor shkencash” nga ata që meritojnë të gjithë respektin për dijet dhe punën që bëjnë.

Për Edi Ramën, në universitet duhen bërë ndryshime radikale, ndërsa fajësoi rektoratin për disa problematika që hasen në fakultete. Rama foli edhe për transparencë të titujve akademikë, ndërsa shtoi se pikërisht për “transparencën e titujve akademikë”, Rektorati po hesht. Kreu i qeverisë tha se studentët duhet të vlerësojnë performancën e pedagogëve.

"Ne do të mundohemi dhe të bëjmë transparencë. Pedagogët e mirë do të ndahen nga ata sharlatanët. Kjo bëhet përmes pikave që ne kemi menduar. Rektorati nuk ka bërë ndonjë gjë në drejtim të transparencës së titujve akademikë. Edhe për problematika të tjera, Rektorati bën sikur nuk dëgjon. Tjetër pikë që do të vendosim, bazuar në kritere ndërkombëtare, është që studentët të vlerësojnë punën e pedagogëve. Gjithashtu, do të shihet edhe problematika e shitjes së librave në këmbim të notës. Por këtë s’mund ta bëjmë ne si qeveri, se duket e njëanshme, por duhet ta bëjë universiteti. Ne do të ndërhyjmë në legjislacion dhe do marrim përgjegjësi. Kjo nuk është më e mira, por nuk mund t’i lëmë fëmijët e këtij vendi në pikë të hallit”, tha Rama.

Të fundit