Flash News

KRYESORE

“Edi Rama, ti nuk je Jezu Krishti, je ISIS. Të na kishe hedhur bomba si Milosheviçi”, banorët në Jalë të pafuqishëm përballë IKMT

“Edi Rama, ti nuk je Jezu Krishti, je ISIS. Të na kishe hedhur bomba

Një protestë e mbushur me mallkime është ajo që po zhvillohet aktualisht në Jalë nga banorët të cilët kundërshtojnë prishjen e banesave dhe lokaleve të tyre nga IKMT. Të gjendur të pafuqishëm përballë numrit të lartë të forcave të policisë, banorëve nuk u ka mbetur asgjë tjetër në dorë veçse të mallkojnë dhe të fyejnë kryeministrin e vendit, Edi Rama.

“Ti nuk je Jezu Krisht Edi Rama, ti je ISIS me dashje, jo pa dashje. Në emër të Perëndisë unë të lidh, unë të shkatërroj. Unë jam e fortë se kam frymën e perëndisë. Ti do shkosh në ferr. Ti ke shkelur mbi gjakun e Krishtit”, u shpreh një banore e Jalës.

“Më mirë të na kishe hedhur bomba si Milosheviçi në Kosovë”, thotë një tjetër e moshuar përpara kamerave. Ndërsa një tjetër banor e konsideron aksionin e IKMT-së të qëllimshëm për të lënë djemtë e Shqipërisë rrugëve të Evropës.

Nëntë ndërtesa do të prishen në bregdetin e Jalës pasi rezultojnë të jenë ndërtuar pa leje. Toka ku kanë ndërtuar këta banorë të zonës vlen më shumë për IKMT dhe qeverinë e Ramës se sa toka që ndodhet pak metra më larg dhe ku një prej bizneseve më njohura vazhdon të zgjerohet dhe gërryej malin.

Të fundit