Flash News

KRYESORE

Edi Rama tregon mesazhin privat që i dërgoi Bashës pas tërmetit të 26 nëntorit

Edi Rama tregon mesazhin privat që i dërgoi Bashës pas

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tregoi se pas tërmetit të 26 nëntorit që goditi vendin, ai i dërgoi një mesazh privat në telefon kreut të PD-së Lulzim Basha.  Aty i kërkoi që të bashkoheshin, por një përgjigje nga Basha nuk i erdhi.

“I kam shkruar një mesazh Lulzim Bashës, jo publik, por në telefonin e tij. I kam thënë mendoj që bashkë të shkojmë aty ku është dhimbja, se në fund të fundit çfarë rëndësie kanë të gjitha të tjerat, kanë nevojë për ngushëllim dhe nga kush e presin? Nga ne.

Kanë humbur shtëpitë, por nuk duhet të humbin sensin e përkatësisë në një vend ku nuk janë vetëm. Nuk kam marrë përgjigje.”, tha Rama në “Zona e Debatit” në Klan Kosova.

Rama kujtoi se i ka bërë edhe dy thirrje publike.

“Është e vërtetë, Lulzim Basha është përpjekur për të mos dalë i tepërt, por vetëm kaq. Mund të vinte jo për të bërë marrëveshje, por për të qenë përtej politikës. Por janë të tjerët që përpiqen të gjuajnë nga të katërta anët”.

Të fundit