Flash News

KRYESORE

Edi Rama zgjedh qytetin ku do të hapë fushatën elektorale

Edi Rama zgjedh qytetin ku do të hapë fushatën elektorale

Partia Socialiste do të çelë zyrtarisht fushatën elektorale të zgjedhjeve lokale më 2 qershor. Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur qytetin e Lezhës, për të prezantuar kandidatin e mazhorancës Pjerin Ndreun, që la postin e deputetit për atë të kryebashkiakut.

Rival i Ndreut për bashkinë e Lezhës është ish-deputeti i Partisë Socialiste, Eduard Ndocaj nën siglën e Aleancës Demokristianë. Ndërsa pak ditë më parë, përfaqësuesi i Bindjes Demokratike, Salvador Kaçaj u tërhoq me argumentin se nuk dëshironte të bëhej pjesë e lojës së Edi Ramës.

Lezha drejtohet nga përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Fran Frrokaj, që u zgjodh katër vite më parë përballë kandidatit të PS-LSI, Viktor Tusha.

Po këtë ditë, opozita do të organizojë protestën e shtatë kombëtare në Tiranë para Kryeministrisë në orën 19:00. Si në tubimet e tjera, opozita do të kërkojë largimin e Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie tranzitore e aftë për të organizuar zgjedhje të lirë dhe të ndershme.

Të fundit