Flash News

KRYESORE

Edi Ramës i rrëzohen kauzat e fushatës, sondazhi tregon se qytetarët kanë objektiva të ndryshme nga ai

Edi Ramës i rrëzohen kauzat e fushatës, sondazhi tregon se

“Vetting-u, vetting-u, vetting-u”, këtu i ka varur shpresat kryeministri Edi Rama për të tërhequr sa më shumë qytetarë të votojnë më 25 qershor për qeverinë e tij që mban me vete shumë probleme. Por duket se shqiptarët nuk po ia blejnë Ramës këtë justifikim me të cilin po përpiqet të mbulojë nivelin e lartë të papunësisë dhe korrupsionit.

Sipas sondazhit të IPR Marketing dhe Ora News, rezulton se drejtësia renditet e shtata në shqetësimet e shqiptarëve, ndërsa refomra e shtetit dhe e policisë në fund të tabelës.

Kjo tregon se kauzat mbi të cilat Rama ka ngritur fushatën nuk përputhet me interesat dhe objektivat e qytetarëve, të cilët kërkojnë zgjidhje urgjente për papunësinë, korrupsionin, rrogat e pensionet e ulëta dhe krizën ekonomike.

Sipas studiuesve Afrim Krasniqi dhe Blendi Çeka, PS i di shumë mirë interesat e qytetarëve, por e ka përqëndruar fushatën te drejtësia dhe shtetndërtimi sepse aty ndihet më e sigurtë.

Sondazhi/ Papunësia problemi urgjent i Shqipërisë, qytetarët të ndarë nëse jetohet mirë apo keq (Tabela)

Të fundit