Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Edison Ypi për librin e mjekut të Enverit: Palolibri i Kalo Bllokut
Edison Ypi
Kalo Blloku në bashkëpunim me Isuf Pankreasin ka bërë një palolibër. Palolibri i Kalo Bllokut flet për kurvin si për një mbret serioz, madje të vrërët, por të drejtë, rrethuar nga oborrtarë grindavecë dhe komplotistë besëprerë, por që për nga talenti për të vrarë dhe aftësia për të bërë keq nuk i afrohen kurvit as te thoi i këmbës. Kalua e tregon Bllokun si Versajë. Me intriga oborri. Kush e kush t'ja fusi tjetrit. Ose si aneks të bulevardit. Ku gëlon jeta, kërcet shampanja. Ku fejohen, martohen, trashëgohen, sëmuren, mjekohen, shërohen, thashethemnohen. Ku frikën nga vdekja plakave ua largon Kalo Blloku me placebo. Këto dhe të tjera Kalo Blloku i rrëfen si fakte që ndodhin në një mjedis të mbyllur, në një epruvetë, që nuk i binden asnjë ligjësie, nuk kushtëzohen nga asnjë dialektikë, si dramë e një teatri absurd që ka vetëm skenë. Ku sallë, platè, spektatorë, duartrokitje, fërshëllima, dhe gjithçka tjetër, është vetëm skena ku bëhet batërdia e heshtur.
Çfarë ishte në të vërtetë ajo skenë që Kalo Blloku i palolibrit e paraqet si Versajë?
Skena e palolibrit të Kalo Bllojut ishte një heshtnajë pa asnjë pipëtimë, një errnajë pa asnjë dritë, një shkretnajë e pashpirt, një saharë e thatë, një zgavër gjarpërinjsh, një zgjua grenxash. Çka në palolibrin e Kalo Bllokut të çudit janë ato që ai i quan "histori rozë". Neve që atëhere këtu ishim, budallenj s'qemë dhe çoç nuhatnim, ajo që Kalo Blloku quan "flirt në Bllok" do na tingëllonte si "Dashuri në krematorium", "Dasëm në frigorifer", ose "Seks në varr" dhe do na bënte të qeshnim dhjetë vjet rrjesht duke u lodhur ta gjemë me ment dhe duke vënë baste me njëritjetrin; Si mund të ishte vallë një letër dashurie e, ta zemë, Lenka Çukos drejtuar Hysni Kapos? Apo me çfarë brekësh i ka vajtur në takim kuçedra Nexhmija Qemalit, pastaj kurvit, pastaj Ramizit, pastaj Kalo Bllokut? Në Tiranën e atëherëshme dhjetë herë më e vogël dhe një mijë herë më e kontrolluar se sot, ku miza që kalonte në Kashar dëgjohej në Sauk, ajo që Kalo Blloku e quan flirt të gruas së Bashkim Shehut me një diplomat francez, është rrena më e madhe në botë, me dozë për dinosaur. I vetmi "flirt në bllok" që Sigurimi nuk do mund ta ndalonte mund të ketë qënë ai i Kalos me Nexhmijen, Kalos me Nexhmijen dhe kurvin njëkohësisht, Kalos me kurvin tek për tek.
Me në krye një kryevrasës, një kryebandit, një sadist delirant sedentar diabetik, rrotull ca halabakë, mender Blloku ishin ca rrugaçë që mbaheshin për çlirimtarë por s'kishin bërë asnjë luftë, ca tuhafë që mburreshin se bënin ekonomi, por asgjë s'prodhonin dhe asgjë s'prisnin. Ose e vetmja gjë që prisnin, por kurrë nuk mundën ta dinin, ishte data kur kurvi do ti vriste me lehtësinë e bërjes së një kryqi me laps mbi një copë letër. Bijtë dhe nipërit e Bllokut? Ata që hiqen për liberalë? Nuk më qeshet aspak. Liberalizmi i tyre, sa cipa e flluckës së sapunit. Vetë ata, fllucka bosh nga brenda.
Platea e kohës së palolibrit ishte një magazinë gjysmash; Gjysëm Shqipërie që popullohej nga shqiptarë të katandisur në gjysëm njerëz, që po të thonin gjysëm fjale i fusnin në burg gjysmën e jetës, ku po të dhimbte gjysma e kokës të jepnin gjysëm aspirine, dhe nëse hidhje gjysëm ickle, ta çponin ballin me gjysmën e lekut. Ishin këto gjysma falë të cilave sundonte diabetiku i pervertuar që kuronte Kalo Blloku.
Të ishte marrë Kalo Blloku me diabetin e kurvit nja dy a tre vjet. Të kishte bërë vetë disa flirte të rrezikshme andej rrotull. Të ishte llaftarisur nga çdo t'i shihnin sytë e dëgjonin veshët. T'i kishte hedhur kurvit ndonjë gjë në kafe. Kurvi të ngordhte pas nja gjashtë muajsh. Ta kishte shpëtuar Kalo Bllokun nga pushkatimi mungesa e kurvit. Ta kishin dënuar Kalon njerzit e Nexhmijes nja 20 vjet në Spaç. Ta kishin nxjerrë Kalon nga Spaçi pas nja tre a katër vitesh njerëzit e Mehmetit. Jo palolibri i Kalo Bllokut, por ky do kishte qënë Libër. Madje best seller. Me gjasa edhe film i Hollivudit me regjizor Steven Spielberg.
Kalo Blloku nuk pretendon të jetë antikomunist, por vetëm mjek që i ka shkrepur të dëshmojë në mënyrën e vet. Le ti jetë dukur Kalos Blloku si Versaja dhe kurvi si Napoleoni. Duke mbajtur gjallë kurvin që është dashur pushkatuar ose shkuar në hell qysh herët, ajo çka në fund të fundit Kalua ka dashur të bëjë, është ta paraqesi Ferrin si Purgator. Diçka e frikshme. Por e pamundur..
Si ndodhi që kurvi ua preu të gjithëve kokat dhe askush nuk nuhati paraprakisht? Këtë dhe një mijë pyetje të tjera, Kalo Blloku bën sikur e di, kuturis ta rrëfejë, por pa sukses.
Kalo Blloku mender librin për kurvin e ka bërë si ja ka marrë mendja atij, jo mua, as tya.
Niçe thotë se duke e luftuar përbindshin (e jo më duke i shërbyer) e pamundur të mos i ngjash. Por është po aq e vërtetë edhe tjetra; Një letërsi e tërë mund të ç'edukojë, por nuk mund t'i bëjë të besueshme rrenat.
Është libër i shkruar nga dikush rrethuar gjithë jetën nga njerëz që nuk kanë pasur asgjë, por kanë jetuar, dhe befas ka konstatuar se ka pasur gjithçka por s'ka jetuar.
Si i tillë, palolibri i Kalo Bllokut, është emocionalisht revoltues, por jo objektivisht i rrezikshëm apo i dëmshëm. Është thjesht një libër mediokër, një palolibër, për një menderpublik.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38