Flash News

KRYESORE

Edmond Panariti entuziast për datën e re të zgjedhjeve: Shpresë për hapjen e bisedimeve me BE

Edmond Panariti entuziast për datën e re të zgjedhjeve:

Ish-ministri i Jashtëm, Edmond Panariti, duke u ndalur te situata e tensionuar politike në vend, përgëzon Presidentin Meta për dekretimin e datës të re të zgjedhjeve.

“ Data e re, mban ende të ndezur flakën e shpresës për hapje të bisedimeve për në BE”, shkruan Panariti.

Ish-ministri u bën thirrje palëve politike të reflektojnë  për datën e re të vendosur nga Presidenti, pasi kjo shënon edhe shpresë për negociatat me BE.

“Koha per te ndalur retorikën e helmit, kercenimit, shantazhit dhe bulizmin politik! Koha per dialog dhe kompromis! Koha per zgjidhje dhe për zgjedhje jo për farsa zgjedhore! Data e re e zgjedhjeve vendore e dekretuar nga Presidenti, eshte parandaluese e percarjes se madhe te vendit dhe e shkermoqjes  të  Pluralizmit. Ajo ndalon edhe konfliktin institucional te pas votimeve pa zgjedhje , qe do te derivoje  si pasojë e mos konstituimit ende të dy gjykatave supreme, gjykatës kushtetuese dhe asaj të larte. Data e re, mban ende te ndezur flaken e shpreses per hapje te bisedimeve per ne BE perkunder deshtimit të sigurte te perspektives per hapje te bisedimeve për ne BE, jo vetëm ne Tetor por edhe shumë me gjatë se aq, nga shkelja e sigurte e standardeve elektorale në daten 30 Qershor.... Reflektoni!”-shkruan Panariti.

Të fundit