Flash News

KRYESORE

Edmond Spaho paralajmëron protesta të tjera: Do jenë më të mëdha dhe më të zgjatura në kohë

Edmond Spaho paralajmëron protesta të tjera: Do jenë më

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka paralajmëruar protesta të tjera nga opozita, pas asaj të 26 majit që u organizua përpara Kryeministrisë.

Spaho tha se protestat e radhës do të jenë më të mëdha dhe më të zgjatura.

“Do të ketë protesta edhe më të mëdha, edhe më të zgjatura, derisa sa qeveria të dorëzohet”, tha Spaho në studion e ‘Abc News’.

Deputeti demokrat tha se ekzistojnë video të tjera kundër anëtarëve të Qeverisë, të cilat do të publikohen në varësi të zhvillimeve në vend.

Të fundit