Flash News

KRYESORE

Edmond Spaho për deklaratat e eurodeputetëve: Sakrifikohet demokracia për hir të gjoja stabilitetit

Edmond Spaho për deklaratat e eurodeputetëve: Sakrifikohet demokracia

Për nënkryetarin e Grupit Parlamentar të PD-së, Edmond Spaho deklaratat e sotme të eurodeputetëve kundër djegies së mandateve ishin të pritshme. Spaho thekson se se në këtë fazë të zhvillimeve politike presioni është hedhur gjithmonë mbi opozitën, megjithatë nuk i pëlqen fakti se po ndërkombëtarët sakrifikojnë demokracinë për hir të stabilitetit.

“Personalisht nuk kam pasur asnjë pritshmëri që do rreshtoheshin në krah demokracisë. Nuk po them në krah të opozitës, por po them në krah të demokracicsë . Së pari nuk kanë ardhur për këtë qëllim, por për të parë “progresin” që ka bërë vendi për hapjen e negociatave në Qershor të 2019-s. Dhe së dyti janë të panjohur me realitetin në Shqipëri. Nuk është e mundur ta njohësh në një apo dy ditë. Në këtë fazë të zhvillimeve politike në Shqipëri gjithmonë presioni është hedhur mbi opozitën për hir të stabilitetit. Sakrifikohet demokraia për hir të gjoja stabilitetit se duke shkatërruar demokracinë shkohet drejt destabilitetit. Këto vendet e këtij rajoni dhe veçanërisht Shqipëria e ka treguar qartazi se sa herë përqendrohesh në stabilitet rrënohet demokracia dhe shkohet drejt  destabilitetit”, tha Spaho.

Për sa i përket deklaratës së eurodeputetit Kalem se zgjedhjet e 2017-s janë të ligjshme, Spaho vendosi të mos i komentonte ato pasi sipas tij faktet janë të qarta që zgjedhjet janë vjedhur.

“Nuk dua të komentoj pozicionin e tyre sa kohë që faktet janë të qarta që zgjedhjet janë vjedhur. Këtë nuk e thotë opozita shqiptare, këtë e thotë shërbimi sekret gjermane. Kemi dosjen 339. Ka dy vjet që kjo dosje fle, e cila ka 400 disqe me përgjime. Është i përfshirë kryetari i Bashkisë së Durrësit, është i përfshirë, ish-ministri i Infrastrukturës, kryetari i Bashkisë së Elbasanit”, tha Spaho.

Të fundit