Flash News

KRYESORE

Edmond Spaho: Rama të largojë sa më parë kanabistët që i bëjnë presion drejtësisë dhe prokurorëve tek Selia e Kuvendit

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho, pas zhvillimeve të fundit nga mbledhja e Këshillit të Mandateve, ka reaguar me një qëndrim mbi për presionin e gjithanshëm që po bëhet mbi sistemin e drejtësisë, deputetët dhe të gjithë ata që kanë në dorë çështjen në ngarkim të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Mbi të gjitha ky presion po bëhet para Kryesisë së Kuvendit ku “simpatizantë” të PS-së e Tahirit, po i bëjnë prokurorëve dhe deputetëve për të hequr dorë nga çështja Tahiri. Spaho nënvizon se “Pas presionit ndaj sistemit të drejtësisë, të bërë me Ministrin e Brendeshëm, presionin me anëtaret socialistë në Këshillin e Rregullores, presionet nga deputetet e Rilindjes kanabiste, Edi Rama vijon presionin edhe me anëtaret dhe simpatizantet e PS dhe kanabistët dhe ushtarët e klaneve të droges tek Selia e Kryesisë së Kuvendit. I ka zene keq paniku jo per Tahirin, por per Edin, te cilit po i afrohet për ditë fundi. Ngjarjet ne Kuvend treguan farsen e "shtetit" të Ramës dhe "drejtesise" se tij. Keto ngrehina dhe vete PS jane kthyer ne struktura kriminale duke u habilizuar.

Edi Rama te largoje sa me pare kanabistët nga presionet qe i bejne drejtesise dhe prokuroreve tek selia e Kuvendit, ndryshe do provoje zemerimin e qytetareve, te cilet sot duan drejtesi dhe venien e krimit dhe të politikes se kriminalizuar me shpatulla për muri.​”

Të fundit