Flash News

KRYESORE

Edmond Tupja kritika Edi Ramës nga protesta për teatrin: Nuk vlen as sa kryeplaku i një fshati francez

Edmond Tupja kritika Edi Ramës nga protesta për teatrin: Nuk vlen as

Përkthyesi dhe shkrimtari Edmond Tupja ka dalë sot në mbrojtje të Teatrit Kombëtar dhe i është bashkuar protestës qytetare që vijon prej disa ditësh.

Gjatë fjalës së tij, Tupja solli rastin e një fshati francez që ruan me fanatizëm një gur ku shekuj më parë ishte ndalur dhe shplodhur një mbret i Francës. Shkrimtari solli këtë rast për të bërë krahasimin me vlerat e mëdha që ka godina e teatrit, të cilën kryeministri Edi Rama do përpiqet ta shembë me anë të një ligji që pritet të kalojë këtë të enjte në Kuvend.

Duke i kujtur Ramës që nuk vlen as sa kryeplaku i fshatit francez, Tupja ka bërë thirrje për mbrojtjen e godinës për shkak se ruan dëshmi të shpirtit të aktorëve dhe regjizorëve që kanë punuar aty prej vitesh.

“Në një fshat të vogël me më pak se 100 banorë, ishte një gur, tip shkëmbi, që ata e kishin pastruar dhe kishin vendosur një pllakë ku thuhej se filan mbret, këtu, përpara kaq shekujsh, ka ndaluar dhe është shplodhur. E ruanin, një gur i thjeshtë. Nuk ishte vepër historike, nuk ishte verpër artistike, ishte një cop gur, por një gur që dëshmonte për diçka në kohë dhe atë gur nuk e luante njeri, atë kishin krenari. Ky fshat i vogël që jemi ne në krahasim me rruzullin, me një kryeministër që ndoshta nuk vlen as sa kryekomunari i fshatit francez... Ky fshat i vogël nuk nderoi veten, nderoi Francën, nderoi kulturën, historinë... ky teatër, ky objekt, kjo gjë, po e thjeshtoj fjalorin, çfarë ka? Kjo ka historinë. Ka një dëshmi dhe kjo dëshmi për mua nuk lidhet vetem me një gur ku pi një mbret, ky (teatri) ka dëshmi historike sepse nuk është vetëm peizazhi, por shpirti njerëzor”, u shpreh ndër të tjera Edmond Tupja.

Sonila Meço i bashkohet protestës për teatrin dhe i kujton Veliajt fabulën e njohur: Pije detin Erion, pije...

Juristi në protestën për mbrojtjen e teatrit: Rasti i dytë në historinë e botës që mbyllet Gjykata Kushtetuese

Qytetarët do i dalin përballë Edi Ramës, te enjten protestojnë te Kuvendi për të bllokuar shembjen e Teatrit Kombëtar

Të fundit