Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Edmond Tupja letër të hapur pjeprit të shkretë dhe 7 pyetje për Ramën: A keni në Surrel ndonjë serë speciale?
Nga Edmond Tupja
I dashur pjepër! Si frut, ti ke qenë dhe je ndër më të preferuarit e mi, pas pjeshkës sigurisht.
Ty të kam rezervuar një vend të veçantë, madje alfabetikisht para pjeshkës, në një libër me titull “Fjalor erotik frutash, lulesh e perimesh” (Botimet Pegi, Tiranë, 2017). Im atë, që i adhuronte frutat, më merrte shpesh me vete kur shkonte në pazar për të blerë, mes të tjerash edhe pjeshka, kajsi, rrush, shalqinj dhe, natyrisht, pjepra; ai dinte si t’i provonte pa i çarë, vetëm me të nuhatur, me të prekur e me të peshuar në dorë duke e hedhur lehtas përpjetë; këtë ma mësoi edhe mua, por, prej disa dekadash, ti ke ndryshuar, pjepri im i shtrenjtë, se si je bërë, të është venitur ngjyra dhe, kryesorja, ke humbur shijen, me një fjalë, nuk je më ai i pari, aq sa nuk arrij më ta parashikoj pa të çarë se sa i shijshëm do të jesh!
Ç’të kanë bërë, mik i dashur? Modifikim gjenetik? Unifikim racor? Të kesh rënë vallë viktimë e globalizimit ushqimor si pasojë e përdorimit abuziv të nitrateve dhe të pesticideve? Sidoqoftë, por jo thjesht për ngushëllim, të njëjtin transformim kanë pësuar, cila më shumë e cila më pak, edhe tërë frutat e tjera, tërë zarzavatet gjithashtu. Mirëpo, në zanafillë të këtij shkrimi është, falë Institucionit të besueshëm STOP, lajmi – që më ra si bombë – se një sasi pjeprash e tipit tënd, pra vodenës, paska rezultuar e infektuar rëndë nga një masë e përbindshme nitratesh (gati disa herë mbi normën e lejuar), e cila qenka tejet kancerogjene, pra, fort e rrezikshme për shëndetin e njeriut. O Perëndi, o Natyrë, o Shoqëri njerëzore, çfarë skandali!
U bënë disa ditë që kjo ka ndodhur, por – dhe ky është kulmi i kulmeve! – shitja e të ngjashmëve të tu, o miku im i gjorë pjepër, vazhduaka si patëkeq! Atëherë, në këto kushte e rrethana, duke u nisur gjithashtu nga proverbi francez “Më mirë drejtoju Zoti sesa shenjtorëve”, më lejo o pjepri im i shkretë, t’i bëj drejtpërdrejt disa pyetje zotit Kryeministër: 1. A hani ju vetë pjepra të llojit vodenës? 2. I blini ata në tregun e Tiranës? 3. Ku ndodhet ky treg në mënyrë që Institucionit të besueshëm STOP t’i jepet mundësia për të analizuar disa nga të ngjashmit e mikut tim pjepër, çka do ta mbronte nga kanceri i pabesë shëndetin tuaj të çmuar, të vyer, e të shtrenjtë, në krahasim me të cilin shëndeti i popullit shqiptar nuk vlen asnjë kacidhe? 4. A keni në Surrel ndonjë serrë speciale, unikale dhe fenomenale, ku mbillen, rriten e piqen pjepra të llojit vodenës me destinacion ekskluziv vetëm tryezën tuaj e të familjes suaj? 5. Mos vallë për më shumë siguri ushqimore, pra, shëndetësore, ju i porositni pjeprat tuaj, si edhe gjithë frutat e zarzavatet që konsumoni, diku jashtë shtetit? 6. Nëse po, në cilin vend? 7.
A mund të kini mirësinë të porositni atje, nuk po them të gjitha llojet e frutave dhe të zarzavateve, por të paktën, herë pas here, ndonjë pjepër dhe sidomos, në veçanti, ndonjë pjeshkë vërtet bio për mua dhe miqtë e mi të Institucionit të besueshëm STOP, që nuk bëjmë dot pa atë, sepse, sa për bananet, trangujt, patëllxhanët e karotat, këto ua kemi lënë të tjerëve, kryesisht atyre që nuk e kanë mendjen as te pjepri dhe, veçanërisht, as te pjeshka e bekuar! Pjepri im i dashur! Sigurisht që “Autoriteti Kombëtar i Ushqimit”, nxitoi të siguronte opinionin publik në vendin tonë dhe përtej se, lidhur me testin që të kanë bërë të dërguarit e STOPit, duke të zhvirgjëruar me një aparat “Green Test”, nuk ka vend për alarm, se te ne nuk ka normativa për kufijtë e lejuar të nitrateve në pjepër dhe se aparati i sapopërmendur nuk ka besueshmëri në matje.
Mos u habit, miku im i padjallëzuar e, rrjedhimisht, fatkeq, sepse, ndërkohë që kudo në botë nitratet dhe pesticidet e përdorura në bujqësi me sasira të frikshme cilësohen e stigmatizohen nga specialistët e të ushqyerit si ndër shkaktarët kryesorë të rritjes galopante të numrit të njerëzve të prekur nga kanceri, madje deri te fëmijët në bark të nënës, në vendin tonë besueshmëri kanë vetëm qeveria, organet, strukturat e hallkat e saj pa asnjë përjashtim, të cilat ndonjë ditë të jashtëzakonshme do të na sigurojnë se nitratet dhe pesticidet e përdorura me shumicë jo vetëm që nuk janë të rrezikshme për ne, shqiptarët e zakonshëm, por edhe na mbrojnë si nga kanceri, ashtu edhe nga të gjitha llojet e mundshme e të imagjinueshme të sëmundjeve që kapin njerëzit, kafshët, bimët, madje, pse jo, edhe sendet!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38