Flash News

KRYESORE

Eduart Ndocaj nuk përmbahet ndaj Hahn: Palaço, bëj detyrën tënde; nuk ka zgjedhje më 18 qershor

Eduart Ndocaj nuk përmbahet ndaj Hahn: Palaço, bëj detyrën

Eduart Ndocaj ka qenë sot i papërmbajtshëm ndaj komisionerit për Zgjerim, Johannes Hahn, duke e quajtur palaço, pas letrës me të cilën ai iu drejtua shqiptarëve.

Ndocaj theksoi se sa herë ndërrohen komisionerët në Bruksel, Shqipërisë i shtohen kushtet, çka tregon për mungesë serioziteti nga ana e BE-së.

Deputeti tashmë pjesë e opozitës, i kërkon Hahn të bëj detyrën e tij dhe thekson se zgjedhje më 18 qershor nuk do të ketë. Ai nuk e konsideron integrimin e Shqipërisë si nder të Europës, pasi siç shprehet vet, shqiptarët janë prej mijëra vitesh pjesë e BE-së(?!).

“Sa herë ndërrohen këta komisionerët, si këta palaçot, ne na shtohen kushtet. Do presim fjalën e SHBA për të na thënë nese jemi në rrugën e duhur apo jo. Në Shqipëri mungon demokracia dhe vota e lirë, shqiptarët duhet të jenë bashkëpunues. Nuk besoj se Hahn ka të drejtë për ato që thotë sepse nuk do të ketë zgjedhje më 18 qershor. Hahn të bëjë detyrën e tij, shqiptarët prej mijëra vitesh janë pjesë e Bashkimit Europian. Nëse Europa e krishterë ekziston sot, ekziston vetëm prej shqiptarëve, prej Skënderbeut. Europa nuk na bën nder nëse na bën pjesë. Na dërgojnë njerëzit me të korruptuar që janë në Europë, siç ndodhi me Ettore Sequi, edhe këta të tjerët kështu do dalin”, u shpreh Ndocaj gjatë një komunikimi direkt me qytetarët.

Të fundit