Flash News

KRYESORE

Eduart Selami denoncon problematikat gjatë votimit: Komisionerët kanë ushtruar presion

Eduart Selami denoncon problematikat gjatë votimit: Komisionerët

Vetëm pak orë përpara mbylljes së votimit për zgjedhjen e kreut të Partisë Demokratike, kandidati Eduard Selami ka denoncuar përmes një deklarate për mediat problematikat gjatë votimit.

Sipas Selamit komisionerët kanë ushtruar presion për të votuar Lulzim Bashaën dhe kanë prishur neutralitetin. Kandidati për kreun e PD denoncoi gjithashtu se ka patur mungesë të emrave të demokratëve në lista dhe se në qendrat e votimit ishte e varur fotografia e Lulzim Bashës.

Deklarata e Selamit:

Komisionerët kanë ushtruar presion për të votuar Lulzim Bashën dhe kanë prishur neutralitetin.

Fotografia e zotit Basha është varur në qendrën e votimit, komisioni ka shprehur mirëkuptimin për denoncimin por ende nuk janë marrë masa.

Ka patur raste të mungesës së emrave në lista. Megjithse ky proces është i paplotë, është shpejt akoma për të nxjerrë një përfundim. Zgjedhjet nuk mund t'i bëjë një person i vetëm.  E mira do të ishte që numërimi të bëhej nga degët e partisë.

 

 

 

Të fundit