Flash News

KRYESORE

Eduart Selami pranon humbjen e zgjedhjeve: I urova fitoren Bashës

Eduart Selami pranon humbjen e zgjedhjeve: I urova fitoren Bashës

Ish-kandidati për kreun e Partisë Demokratike, Eduart Selami pranoi sot në një dalje publike rezultatin e zgjedhjeve të një dite më parë nga ku u mund thellë nga kandidati Lulzim Basha .

Selami tha se do të vijojë të punojë për ringritjen e PD, ndërsa shtoi se ka telefonuar kryedemokratin Lulzim Basha dhe e ka uruar për fitoren.

"Unë jam një demokrat krenar” tha Selami teksa i kërkoi të gjithë demokratëve të bashkohen për të bërë më të fortë PD.

Pjesë nga fjala e Selamit:

Pavarsisht nga rezultati unë do të punoj për ringritjen e PD. Falenderoj të gjithë ata që u morën me zgjedhjet brenda PD. Kjo është demokracia, është bërë një votim dhe unë e pranoj. Kam telefonuar Bashën sot në mëngjes dhe e kam uruar për fitoren dhe dua t'i them demokratëve të bashkohemi dhe të ngremë Partinë Demokratike. PD ka dalë më e fortë dhe unë do të vazhdoj kontributin tim. Unë jam një demokrat krenar.

Të fundit