Flash News

KRYESORE

Eduart Selami propozon shtyrjen e zgjedhjeve në shtator, merr dakortësinë e Bashës?

Eduart Selami propozon shtyrjen e zgjedhjeve në shtator, merr

Kandidati për kreun e Partisë Demokratike, Eduart Selami zhvilloi sot një takim me kandidatin tjetër, Lulzim Basha.

Menjëherë pas takimit, Selami deklaroi në një prononcim për mediat se bisedoi me Bashën për një garë të pastër në PD, ndërkohë që tha se i ka propozuar këtij të fundit shtyrjen e datës së zgjedhjeve.

Sipas Selamit Basha ka thënë se nuk ka kompetenca për shtyrjen e zgjedhjeve dhe se me këtë do të merret komisioni.

“Unë nuk isha në takim, unë tani u takova me Bashën dhe biseda me të ishte pikërisht për të bërë një garë të pastër. Ne u takuam me simpatizantët dhe unë bëra një vërejtje Bashës i thash që e ke nisur fushatën me vonesë. Kjo është garë vizionesh që ne të kthehemi me shpresë përpara shqiptarëve, që fatkeqësisht Basha nuk e ka, unë e kam këtë dhe shpresoj që qytetarët ta përkrahin. Data 22 nuk na jep kohë mjaftueshëm. Unë propozova javën e parë të shtatorit. Një shtyrje e tillë do të na jepte më shumë kohë. Nëse do isha në vend të tij do të jepja dorëheqjen. Unë kam kërkuar shtyrje të zgjedhjeve dhe t’ia lemë komisionit të vendosë. Komisioni organizativ do të jëpë mendimin e tij që gara të jetë më e pastër” tha Selami.

 

Të fundit