Flash News

KRYESORE

"Edukatorja u hoq nga puna; tek fëmija nuk mbaj', Rudina tregon si e qëlluan vajzën e saj në kopësht

E ftuar në "Ftesë në pesë" ditën e djeshme, aktorja Rudina Dembacaj ka ndarë me publikun një moment aspak të këndshëm me vajzën e saj në kopësht. Teksa ishte në praninë e edukatores, një moshatar i grupit e kishte qëlluar vajzën e Rudinës, ndërsa vogëlushja i kishte treguar menjëherë të atit. Rudina ishte revoltuar nga kjo ngjarje dhe kishte kërkuar të hapte kamerat e kopështit, për ta parë me sytë e saj ngjarjen që kishte ndodhur:

“Edukatorja u hoq nga puna. Të mendosh që dikush ka prekur fëmijën tendë, unë aty nuk mbaj.”

Kjo ishte edhe arsyeja që disa ditë më parë, ajo u shpreh në rrjete sociale:

“Fëmija im po edukohet me ta thy në mes fëmijën tënd po e krujti tepër. Pra edukoni secili fëmijën e vet.”

 

Të fundit