Flash News

KRYESORE

Edukimi i ministres Shahini, pedagogia Bogdani: Produkt sorosian i grupit neo-rilindas

Edukimi i ministres Shahini, pedagogia Bogdani: Produkt sorosian i grupit

Besa Shahini nisi punën ne krye te Ministrise se Arsimit me premtimin se do të jap maksimumin për të përcjellë të gjitha njohuritë e saj të përfituara gjatë studimeve në një prej universiteteve më të mira në botë, ‘The Hertie School’ .

Megjithatë, pedagogia Mirela Bogdani, e shkolluar në disa universitete perëndimore thekson se faktet janë ‘kokëfortë’ dhe se universiteti që ka përfunduar Shahini rankohet në 4002 në botë, jo në vendin e 163 siç ajo e prezantoi.

So please stop me ato lavderimet cheap alla albaneze, e dashur ministre për shkollimin tënd “elitar”. Por kryesorja që s’me del e keqja, u shua Shqipëria për individë të supër shkolluar, me diploma nga universitetet me elitare boterore Ivi League dhe Russell Group, që Kryeministri jone skiç merr një anonime nga Kosova, që veç shkollimit të dobët, nuk ka as haberin e sistemit arsimor shqiptar? Eh, pyetje retorike gjithsesi, pasi merret vesh që Hertie School është një investim sorosian, e për pasojë ministrja jonë e arsimit, që as shqipen s’e flet tamam, një produkt sorosian i grupit neo-rilindas “o kasolle, ku na mblodhe”!”, përfundon Bogdani.

Ne CV-ne e publikuar nga Ministria e Arsimit thuhet se ‘Shahini mban titullin Master në Politika Publike nga Shkolla e Qeverisjes Hertie, në Berlin, me bursë të plotë nga Fondacioni Hertie. Ka kryer studimet Bachelor në Shkenca Politike dhe Administratë Publike pranë Universitetit të Jorkut, me bursën “Friends of Glendon”. Ka studiuar me bursë të plotë “Jean Chrétier” në Kolegjin Lester B. Pearson, në Toronto‘.

Të fundit