Flash News

KRYESORE

Edy Reja do të jetë trajneri i ri i Kombëtares, nesër bëhet prezantimi i tij

Edy Reja do të jetë trajneri i ri i Kombëtares, nesër

Ashtu siç ishte lajmëruar prej kohësh, trajneri i ri i Kombëtares do të jetë Edi Reja.

Tekniku italian do të shoqërohet nga Armand Duka në konferencën e lajmëruar për mediat nesër në orën 15:00.

Reja, është përzgjedhur nga një mori emrash që qarkulluan si pasardhës të Panuçit.

Italiani ka zgjedhur dhe stafin e tij, Alesando Calori do të jetë ndihmësi i tij por më parë duhet të zgjidh kontratën me Ternanan, një tjetër detaj që ka shtyre këtë prezantim që ishte programuar për këtë të martë. Ndryshe nga Panuçi, Reja pritet të përfitojë 25 mijë euro në muaj, këtu nuk përfshihet paga për pjesën tjetër të stafit të tij. Gjithashtu në rast kualifikimi për në Europian do të këtë dhe një premio prej 200 mijë euro.

Të fundit