Flash News

KRYESORE

Efektet e Brexit, 3-fishohet numri i britanikëve që marrin shtetësi evropiane

Efektet e Brexit, 3-fishohet numri i britanikëve që marrin

Është rritur ndjeshëm numri i britanikëve që kanë kërkuar shtetësi evropiane, që pas daljes së Britanisë së madhe nga Bashkimi Evropian.

Sipas të dhënave nga Eurostat, më shumë se 6 mijë banorë të Britanisë së Madhe kanë fituar shtetësinë nga shtetet e BE-së brenda vitit 2016.

Pas mbajtjes së referendumit për largimin nga BE-ja, statistikat nga Bashkimi Evropian tregojnë një valë të madhe të britanikëve që marrin nënshtetësi evropiane.

Të dhënat nga Eurostat tregojnë se 6 mijë e 555 qytetarë të Britanisë kanë fituar shtetësi evropiane në vitin 2016, në krahasim me 2 mijë e 478personanë vitin 2015.

Brexit ndikoi në shumë sektorë të ekonomisë, duke bërë që shumë qytetarë britanikë të jenë të pakënaqur dhe të kërkojnë një pasaportë të dytë edhe në Evropë.

 

 

Të fundit